KRYETARI

Tedi Malaveci është kryetar i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë prej 1 Nentorit të vitit 2014. Ka lindur në Tiranë (1972). Pasi perfundoi ciklin e ulët dhe shkollën e mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi”, kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë, “Universiteti i Tiranës” në vitet 1991 – 1995.

Me një eksperiencë 24-vjeçare si jurist i angazhuar pranë institucioneve shtetërore dhe private të fushës së drejtësisë, ka mbajtur funksione të ndryshme drejtuese në shërbimin publik, veçanërisht në drejtimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor privat (2014-2022) dhe shërbimin përmbarimor shtetëror (2004-2006).

Përveç ushtrimit të detyrave drejtuese, është përkushtuar në profilizimin e legjislacionit që lidhet me Institutin e Ekzekutimit të Detyruar, duke kontribuar në krijimin e një standardi bashkëkohor dhe rregullativ mbi projektimin dhe miratimin e një sërë aktesh ligjore e nënligjore që lidhen me shërbimin përmbarimor gjyqësor.

Mban autorësinë e shumë akteve që përdoren sot prej shërbimit përmbarimor, si: “Manuali i modularëve të unifikuar për kryerjen e veprimeve procedurale përmbarimore”, direktivave, rregulloreve, udhëzuesve apo orientimeve ligjore për përdorim standard ligjor nga përmbaruesit gjyqësorë privatë dhe zyrat përmbarimore.

Përveç titullit të avokatit (2006) dhe përmbaruesit gjyqësor privat (2010), është certifikuar dhe si “Trajner profesionist ndërkombëtar” (2021) nga një program i dedikuar (ToT) njëvjeçar i qeverisë gjermane realizuar nëpërmjet “Shoqërisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar”.

Tedi Malaveci mban detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Përmbaruesve (2021) dhe, atë të anëtarit të Komisionit Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë (2021-2025).

Është rikonfirmuar në detyrën e Kryetarit të Dhomës datë 24 shtator 2022 për një mandat 4 (katër) – vjeçar.