Në përputhje me ligjin nr. 26/2019 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat” dhe pas
administrimit të urdhrit nr. 702, datë 18.12.2023 të ministrit të Drejtësisë “Për përcaktimin e
numrit të vendeve vakante për kandidat përmbarues që do të pranohen në Programin e Trajnimit
Fillestar pranë Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Përmbaruesve për vitin 2023”, Dhoma
Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, publikon Thirrjen për Shprehje Interesi për hyrjen
në provimin e pranimit në trajnimin fillestar.
Numri i vendeve për kandidat përmbarues që do të pranohen në Programin e Trajnimit Fillestar
pranë Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Përmbaruesve për vitin 2023 është 20 kandidatë.
Kanë të drejtë të marrin pjesë në provimin e pranimit në trajnimin fillestar kandidatët që plotësojnë
kushtet si më poshtë, referuar nenit 18, pika 3 të ligjit nr. 26/2019 “Për shërbimin përmbarimor
gjyqësor privat”:
1) të jetë shtetas shqiptar;
2) të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;
3) të ketë përfunduar programin e ciklit të dytë të studimeve universitare për drejtësi brenda
vendit, ose diplomë të njësuar me të, apo të ketë përfunduar studimet universitare për
drejtësi jashtë vendit, të njohur dhe njësuar, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë
në Republikën e Shqipërisë;
4) të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë:
i) për një vepër penale të kryer me dashje, për të cilën nuk është rehabilituar;
ii) për një vepër penale të kryer me pakujdesi, për të cilën nuk është rehabilituar dhe që
cenon figurën dhe integritetin e profesionit të përmbaruesit gjyqësor privat;
iii) për një vepër penale të kryer me dashje, për të cilën është rehabilituar, kur vepra penale
cenon figurën dhe integritetin e profesionit të përmbaruesit gjyqësor privat;
5) të mos jetë shkarkuar nga ushtrimi i detyrës ose funksionit publik, me vendim të organit
kompetent, që ka marrë formë të prerë.
Kandidati që kalon me sukses provimin e pranimit, duke u shpallur fitues për të ndjekur programin
e trajnimit fillestar, pranohet për të ndjekur programin e detyrueshëm 1-vjeçar për trajnimin
fillestar pranë Qendrës së Trajnimit, përkundrejt pagimit të tarifës së pranimit 300 000 lekë.
Shprehja e interesit duhet të depozitohet brenda datës 23.2.2024 në rrugë postare, në adresën e
selisë së Dhomës Kombëtare, rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë”, shoqëruar me
dokumentacionin si vijon:
1) Kërkesë për shprehje interesi, me arsyet përkatëse që mbështesin pjesëmarrjen në këtë
provim;
2) Jetëshkrim;
3) Kopje e kartës së identitetit;
4) Kopje e njësuar e diplomës që vërteton përfundimin e programit të ciklit të dytë të
studimeve universitare për drejtësi brenda vendit, ose të diplomës së njësuar me të, apo të
diplomës që vërteton përfundimin e studimeve universitare për drejtësi jashtë vendit, të
njohur dhe njësuar, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë në Republikën e
Shqipërisë;
5) Certifikatë e gjendjes gjyqësore e muajit në të cilin bëhet aplikimi;
6) Kopje e njësuar e librezës së punës dhe vërtetimeve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore,
që vërtetojnë vjetërsinë në punë;
7) Vërtetim nga punëdhënësit që nuk janë shkarkuar nga ushtrimi i detyrës ose funksionit
publik, me vendim të organit kompetent që ka marrë formë të prerë.
8) Mandatpagesën për aplikimin dhe dorëzimin e dokumentacionit, 10 000 lekë si tarifë
aplikimi që do të paguhet në llogarinë bankare:
Emri i institucionit: Qendra Kombëtare e Trajnimit të Përmbaruesve
Emri i bankës: Intesa Sanpaolo Bankë
Nr. i llogarisë: 1060 5318 02
IBAN: AL 8020 8110 0800 0000 1060 5318 02
Përshkrimi: Pagesë për aplikim dhe dorëzim dokumentacioni të (Emër, Mbiemër).
Kandidatët që përmbushin kushtet për t`u pranuar në provim, do të njoftohen përmes publikimit të
listës emërore në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë dhe të
Ministrisë së Drejtësisë, brenda 10 ditëve nga mbyllja e afatit të aplikimit.
Provimi i pranimit në formimin fillestar do të zhvillohet në datën 3.5.2024, ora 10:00, pranë selisë
së Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ose në një ambient tjetër të caktuar dhe
njoftuar prej saj, në varësi të numrit të kandidatëve, aplikantë që do të marrin pjesë në provim.
Listat emërore të kandidatëve do të afishohen ditën e provimit pranë ambienteve të zhvillimit të
provimit.
Rregullat e detajuara për zhvillimin e provimit të pranimit, për kontrollin e njohurive dhe fusha e
testimit, janë sipas përcaktimeve të urdhrit nr. 364, datë 31.5.2021 të ministrit të Drejtësisë “Për
miratimin e “Programit të detyrueshëm për trajnimin fillestar”, publikuar edhe në “Fletoren
zyrtare”.
Kjo thirrje shpallet në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare, në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të
Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë dhe të Ministrisë së Drejtësisë, sipas përcaktimeve ligjore