– Për çdo fundvit mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
– Viti 2023, kulmon periudhën më të vështirë që prej 13 viteve të krijimit të DHKPGJP-së, duke e vendosur në pozicion ekstrem ekzistencial shërbimin përmbarimor gjyqësor privat shqiptar, si gjithë profesionet e tjera të lira.
-Asambleja e Përgjithshme, si organi më i lartë i përfaqësimit dhe vendimmarrjes së DHKPGJP-së, si çdo vit, do të mblidhet për të diskutuar, analizuar dhe vendosur mbi çdo ngjarje, situatë apo qëndrim që i përket interesit më të mirë të profesionit dhe anëtarësisë së Dhomës.
– Mbledhja do të zhvillohet në një ambient të dedikuar pune dhe komunikimi për pjesëmarrësit, i ndërthurur me takimin tradicional të festave të fundvitit.
Për sa më lart, bazuar në nenet 31, 32 dhe 35 të ligjit nr. 26/2019 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat” dhe në nenet 20 dhe 21 të “Statutit të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë”,
NJOFTOJ:
- Thirrjen dhe zhvillimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, më datë 21.12.2023, ora 11:00, nëSallën e Konferencave “Jeronim De Rada” në “Maritim Hotel Plaza Tirana”.
- Ky njoftim publikohet në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
- Sekretari i Përgjithshëm dhe stafi administrativ i Dhomës të marrin masat e nevojshme për njoftimin e anëtarësisë dhe organizim – realizimin e mbledhjes, në datën, orën dhe vendin e caktuar.
KRYETARI I DHOMËS
TEDI MALAVECI